Ballina Kuzhinë Gurabije në formë hëne me bajame të pjekura

Gurabije në formë hëne me bajame të pjekura

PËRBËRËSIT: 400 g gjalpë, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 filxhan kafeje Disaronno (opsional), 1 filxhan bajame të pjekura, 650 g miell, 50 g niseshte, ½ lugë çaj pluhur pjekjeje dhe sheqer pluhur për dekor.

PËRGATITJA: Në një mikser elektrik rrahim gjalpin (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) me sheqerin dhe Disaronno-n derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin e pjekjes, niseshtenë dhe një majë luge kripë derisa të arrijmë një brumë të trashë që nuk ngjit më në anët e enës. Në fund shtojmë bajamet e pjekura dhe brumin e formuar e vendosim midis 2 letra kuzhine. E hapim me ndihmën e një petëze (pec/okllai) me trashësi 5 mm. Pasi u japim formën e hënave i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15 – 20 minuta. Pasi i nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen pak dhe i spërkasim me sheqer pluhur ose i fusim në sheqer pluhur një nga një ndërkohë që janë të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking

Exit mobile version