Pasi theksoi se është e vështirë të bësh parashikime nëse vendimi i Rusisë për të vepruar çon në një luftë të përgjithshme, Guterres tha se do të “vdesin dhe do zhvendosen shumë njerëz, si dhe do të humbasin shpresat për të ardhmen”
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, lidhur me operacionin që Rusia ka filluar në Ukrainë tha se “kjo luftë nuk ka asnjë kuptim” dhe sipas tij shkel parimet e Kartës së OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guterres iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pasi theksoi se është e vështirë të bësh parashikime nëse vendimi i Rusisë për të vepruar çon në një luftë të përgjithshme, Guterres tha se do të “vdesin dhe do zhvendosen shumë njerëz, si dhe do të humbasin shpresat për të ardhmen”.
“E qartë është se kjo do të ketë pasoja. Dhe për mua e qartë është se kjo luftë nuk ka asnjë kuptim. Shkel parimet e Kartës së OKB-së. Nëse nuk ndalohet do të shkaktojë dhimbje të mëdha në Evropë”, deklaroi Guterres.
Guterres tha se nga ana e tij mund të bëjë thirrje për ndalimin e luftës, por rikujtoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së është autorizuar me statut për të trajtuar këtë situatë. /aa
