Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamas: Izraeli do të paguaj shtrenjtë për “krime” kundër palestinezëve

Hamas: Izraeli do të paguaj shtrenjtë për “krime” kundër palestinezëve

Hamasi dhe Lëvizja Xhihadi Islamik lëshuan një deklaratë pasi ushtarët izraelitë vranë një palestinez që dyshohet se tentoi një sulm me thikë në jug të Betlehemit.

Hamasi dhe Lëvizja e Xhihadit Islamik thanë se Izraeli do të paguajë për “krimet” e tij kundër palestinezëve.

Në deklaratën e Hamasit thuhet: “Pushtuesi do të paguajë çmimin për sulmet e ushtarëve dhe kolonëve të tij kundër popullit tonë dhe pronës së tyre. Forcat e rezistencës do të jenë makthi i pushtuesve zhvatës derisa populli ynë të jetojë një jetë të nderuar dhe të sigurt në tokën e tij.”

Në deklaratë në mes tjerash vihet në dukje se “janë krenarë për dëshmorin Falih Jaradat”, i cili kreu goditjen heroike me thikë në jug të Bregut Perëndimor, dhe se “sulmet me thikë janë një përgjigje e natyrshme ndaj shkeljeve nga forcat izraelite dhe kolonët në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Nejef”.

Lëvizja e Xhihadit Islamik tha se “krimet” e kryera nga ushtarët dhe kolonët izraelitë nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Kolonët do të paguajnë për shkeljet e tyre të jetëve dhe tokave tona në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Nejef. Lufta e popullit tonë do të vazhdojë derisa këto toka dhe vende të shenjta të çlirohen nga pushtimi”, thuhet në deklaratë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha më herët se “Falih Jaradat u vra, kur forcat okupuese izraelite hapën zjarr në kryqëzimin Gush Etzion në jug të Betlehemit”. /trt

Exit mobile version