Hamasi dhe Lëvizja Xhihadi Islamik lëshuan një deklaratë pasi ushtarët izraelitë vranë një palestinez që dyshohet se tentoi një sulm me thikë në jug të Betlehemit.
Hamasi dhe Lëvizja e Xhihadit Islamik thanë se Izraeli do të paguajë për “krimet” e tij kundër palestinezëve.
Në deklaratën e Hamasit thuhet: “Pushtuesi do të paguajë çmimin për sulmet e ushtarëve dhe kolonëve të tij kundër popullit tonë dhe pronës së tyre. Forcat e rezistencës do të jenë makthi i pushtuesve zhvatës derisa populli ynë të jetojë një jetë të nderuar dhe të sigurt në tokën e tij.”
Në deklaratë në mes tjerash vihet në dukje se “janë krenarë për dëshmorin Falih Jaradat”, i cili kreu goditjen heroike me thikë në jug të Bregut Perëndimor, dhe se “sulmet me thikë janë një përgjigje e natyrshme ndaj shkeljeve nga forcat izraelite dhe kolonët në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Nejef”.
Lëvizja e Xhihadit Islamik tha se “krimet” e kryera nga ushtarët dhe kolonët izraelitë nuk do të mbeten pa përgjigje.
“Kolonët do të paguajnë për shkeljet e tyre të jetëve dhe tokave tona në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Nejef. Lufta e popullit tonë do të vazhdojë derisa këto toka dhe vende të shenjta të çlirohen nga pushtimi”, thuhet në deklaratë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha më herët se “Falih Jaradat u vra, kur forcat okupuese izraelite hapën zjarr në kryqëzimin Gush Etzion në jug të Betlehemit”. /trt



