Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi: Shënjestruam një grup ushtarak izraelit dhe një pikë ushtarake në Gaza

Hamasi: Shënjestruam një grup ushtarak izraelit dhe një pikë ushtarake në Gaza

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftoi se ka shënjestruar me mortaja dhe raketa një grup ushtarak izraelit dhe një pikë ushtarake në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se një grup ushtarësh izraelitë u shënjestruan me mortaja në vendbanimin Karara, në lindje të qytetit Khan Younis.

Pika Ayn Selis në lindje të qytetit u shënjestrua gjithashtu me 3 raketa me rreze të shkurtër.

Të paktën 54.470 palestinezë janë vrarë dhe 124.693 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Exit mobile version