Ballina Lajmet Kosovë Haradinaj takon Metën në Prishtinë, flasin për situatën politike në Kosovë

Haradinaj takon Metën në Prishtinë, flasin për situatën politike në Kosovë

Të premten që lamë pas, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, Ramush Haradinaj, të premten që lamë pas ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, shkruan lajmi.net.

Letrën e dorëheqjes, Haradinaj pritet që të hënën t’ia dorëzojë presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën.

Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar.

Exit mobile version