Ballina Artikuj Haxhi dhe Forca e Mëshirës

Haxhi dhe Forca e Mëshirës

Haxhi është një obligim që askush nuk mund ta ndërmarrë, përveç atyre që janë të fortë dhe të ndershëm, dhe askush nuk mund ti kryejë ritet e tij në mënyrë të plotë, përveç atyre që Allahu ka dhënë dituri të mirë dhe trupa të shëndetshëm. Përveç kësaj, horizontet e saj superiore nuk mund të perceptohen përveç atyre që kanë besim të përkryer, trup të shëndoshë, zemër të madhe dhe shpirt të qetë.

Haxhi ka nevojë udhëtimin për tek vendet e shenjta, dhe udhëtimi në të vërtetë është pjesë e mundimit. Në Haxh dikush largohet nga atdheu dhe fëmijët dhe shpenzon më shumë para. Bërja e të gjithë gjërave të tilla ka nevojë për besimin tek Allahu i Plotfuqishëm si dhe vetëpërmbajtjen fizike dhe shpirtërore. Kjo është për shkak se Njeriu i dashuron paratë nga natyra, dhe fëmijët mund ta çojnë në burracakëri- pasi dikush mund ti frikësohet largimit nga fëmijët e tij duke ndërmarrë aventurën e udhëtimit, dhe dashuria për vendin e tij është e lindur.

Nuk është e lehtë që të kryesh ritualet e Haxhit me një trupë a shpirt të dobët. Për të qenë më të qartë, rrotullimi rreth Qabes për shtatë herë dhe të shkuarit nga Safa në Merva me turmat e mëdha të pelegrinëve, i kërkon të dyja kombinimin e fuqisë me mëshirën. Një “forcë e tillë e fuqishme” mbetet e nevojshme për tu kryer ritet e Haxhit pa i shkaktuar rrëzimin dikujt, shtypjen ndaj një gruaje apo shtyrjen ashpër të një fëmije.

Për më tepër, qëndrimi në malin e Arafatit dhe në Mina-e cila mund të ndodhë në një klimë të pazakontë, me lloje të ndryshme ushqimesh dhe pijesh si dhe kohë të ndryshme të fjetjes dhe zgjimit- kërkon një trup të shëndetshme dhe një shpirt të pastër.

Kjo me siguri mund ta bëjë dikë të fortë dhe të durueshëm, dhe në të njëjtën kohë të mëshirshëm ndaj të dobëtit dhe dashamirës ndaj të mjerueshmit dhe nevojtarit. Në Haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) u shpreh se gjithkush duhet ti mbajë të tërhequra frerët e devesë së tij në mënyrë që të parandalojë atë nga nxitimi ndaj turmës së pelegrinëve. Ai më tej theksoi me dorën e tij të nderuar të djathtë dhe u thirri njerëzve duke thënë: “O njerëz, mbani qetësi! Mbani qetësi!”

Ashtu siç tregohet më sipër, mbetet e qartë roli i rëndësishëm që luan haxhi në zhvillimin e “forcës së mëshirës” në karakterin e myslimanit me të gjitha dimensionet dhe manifestimet e tij: modestinë, shtypjen e zemërimit, durimin, urtësinë, butësinë dhe sjelljen e mirë.

Në lidhje me këtë Allahu i Plotfuqishëm thotë:

“ Dhe ngutuni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për të xheneti, gjerësia e së cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin (nga ajo që Allahu u ka dhënë atyre) kur janë shlirë dhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin dhe që u falin të keqen njerëzve, e Allahu i do bamirësit. “(Sure Ali Imran ajeti 133-134)

Cilësitë e përmendura në ajetet e mësipërme supozohen të mbahen nga myslimanët gjatë gjithë kohës, por se ato marrin më shumë peshë gjatë Haxhit.

Është forca e mëshirës ajo që e mbron fenë.

Forca e mëshirës- apo mëshira e treguar nga njerëzit e fortë- është cilësia më e shkëlqyer që ndonjë mund të fitojë, niveli më i lartë supremë që ndjekin reformatorët, ideja më e madhe për të cilën mendojnë njerëzit e mençur dhe gjëja më e bukur që dikush mund të shoh. Disa njerëz bëjnë thirrje për forcën shtypëse e cila është e bazuar në dominim, dashuri për hakmarrje, mendjemadhësinë dhe arrogancën. Në të vërtetë, kjo fuqi e keqe dhe shtypëse karakterizon vetëm personat e jo të urtë.

Islami bën thirrje për marrjen e të gjitha llojeve të forcës: në mendje dhe në mendim, në trup, në zemër dhe shpirt, si dhe në numër dhe mjete lufte. Megjithatë, është forca e mëshirës ajo që e ruan fenë, mbron të vërtetën, mbron nderin e myslimanëve, mbron vendet e shenjta, ndihmon të shtypurit dhe siguron garanci dhe siguri për njerëzit në tërësi.

Allahu i Plotfuqishëm thotë :

“E ju përgatituni sa të keni mundësi forcë, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër tyre, që tradhtojnë e me të ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët të cilët ju nuk i dini, e Allahu i di ata. Çkado që shpenzoni në rrugë të Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet e padrejtë. Në qoftë se ata anojnë nga paqja, ano edhe ti kah ajo, e mbështetu tek Allahu. Ai është që dëgjon dhe di. “(Sure Al Anfal ajeti 60-61)

Mbetet e përshtatshme këtu që të citojmë historinë e mëposhtme:

Teksa një djalë i ri kaloi nga i Dërguari (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) dhe Sahabët duke u bazuar në fuqinë e tij në dukje thanë: “Qoftë kjo për në rrugën e Allahut (xhihadin)!” Profeti tha se nëse ai ka dalë për të siguruar fëmijët e tij të vegjël, atëherë kjo konsiderohet si në rrugë të Allahut.

Dhe nëse ai ka dal për të mbështetur prindërit e tij të moshuar, atëherë edhe kjo është në rrugë të Allahut. Dhe nëse ka dalë për të mbajtur veten dhe për të ruajtur veten nga të ndaluarat, atëherë kjo është në rrugën e Allahut. Nga ana tjetër nëse ai ka dalë për mburrje dhe dukje, kjo është në rrugën e shejtanit. /ao

Exit mobile version