Ballina Lajmet Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë

Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë

Në ditën e tretë të festës Sukhoth, e cila është një nga festat kryesore të judaizmit, 382 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa, që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs në një deklaratë me shkrim tha se 382 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Harem-i Sherif duke hyrë nga porta El Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid-i Aksasë.

Gjatë bastisjes së hebrenjve fanatikë, është parë policia izraelite duke marrë letërnjoftimet nga muslimanët dhe ka vendosur përkufizime për hyrjen e tyre në Aksa.

Në anën tjetër njëkohësisht me bastisjen në fjalë, në Murin e Vajtimit, i cili është muri jugperëndimor i Mesxhidi Aksasë, me rastin e festës Sukhoth janë mbledhur dhjetëra mijëra hebrenj.

Gjatë festës Sukhoth, e cila nisi ditë më parë dhe do të vazhdojë për një javë, hebrenjtë fanatikë shpesh bëjnë thirrje për bastisje në Mesxhid-i Aksanë.

– Bastisjet e hebrenjve kanë filluar në vitin 2003

Bastisjet e hebrenjve ndaj Mesxhid-i Aksasë kanë filluar në vitin 2003 me një vendim të njëanshëm të policisë izraelite.

Bastisjet nga hebrenjtë fanatikë në Aksa shkaktojnë rritjen e tensioneve në rajon si dhe trazira mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhid-i Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibla e parë e muslimanëve.

Në këtë kompleks, ku krahas xhamisë së kibles dhe kupolës së shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë zhvillojnë gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

Exit mobile version