Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hetimet për vrasjen e gazetares malteze afrohen drejt narkotrafikantëve italianë, ja si...

Hetimet për vrasjen e gazetares malteze afrohen drejt narkotrafikantëve italianë, ja si e komentoi Saviano

Kanë sjellë të reja dramatike të dhënat e para mbi vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u hodh në erë ndërsa ndodhej në makinën e saj, një Peugeot 108.

Siç bën të ditur La Republica, kohët e fundit gazetarja po hetonte mbi riciklimin e parave të disa grupeve të fuqishme të narkos-ve italianë; pra trafikantëve të mëdhenj të drogës nga Italia.

58-vjeçarja po hetonte mbi rrugët e qarkullimit të trafiqeve nga Libia, Italia Mesdheu dhe Malta.

Roberto Saviano, shkrimtari i njohur antimafia, deklaroi dje se Malta prej kohësh është kthyer një terren i fortë i pastrimit të parave të krimit nga Britania e Madhe.

“Prej kohësh Gjibraltari dhe Malta u kanë marrë punën shoqërive of shore në Karaibe, ndaj dhe shpërtheu skandali në Panama Papeers.

Panama Papeers nuk është gjë tjetër veçse hakmarrja e oligarkisë financiare në Karaibe kundër Londrës dhe largimit të parave të krimit”, tha Saviano. /Mesazhi/

Exit mobile version