Ballina Jeta Familje Historia e ëmbël e Mehrit

Historia e ëmbël e Mehrit

Hibba Amar, nje blogere interneti ka treguar rrefimin e saj personal lidhur me mehrin, apo dhuraten martesore. Ajo e fillon tregimin ne kete menyre:

– “Kur babai im i propozoi martesë nënës sime, ai i dedikoi asaj si dhuratë Suren Al-Imran, të cilën ai e memorizoi me gjithë zemër, dhe ja, kjo ishte dhurata për nënën… Dhe kur burri im më propozoi mua martesë, babai im i tha atij se ai do të duhej të mësoj përmendësh një sure të Kur’anit si mehrin tim. Dasma nuk do të bëhej pa e marrë unë mehrin tim, ndërsa unë vet do ta zgjedhja ndonjërën prej sureve. Dhe unë e zgjodha Suren Al-Nur. E zgjodha atë për të gjitha dispozitat martesore të përfshira brenda saj, dhe për faktin se ajo më dukej e vështirë që ta mësoja për vete!

Dhe para ditës së dasmës; kur të gjithë ishin të zënë me punët e tyre, Kur’ani Famëlartë nuk largohej asnjëherë nga dora e burrit tim. Ai po e memorizonte suren.

E po atë ditë, burri im erdhi te babai për të recituar suren që e kishte përfunduar. Sa herë që gabonte, babai e luste që ta niste nga fillimi.

Dhe pastaj, burri im recitoi suren El-Nur me zërin e tij të qetë, të butë në një skenë të bukur sic është e dasmave, pamje të cilën unë kurrë nuk do të harroj. Nëna ime dhe une shikonim njëra-tjetrën dhe me buzëqeshje lutesha që ai të gabonte edhe njëherë, e ta recitonte nga fillimi….

Por burri im – Allahu e bekoftë atë – e kishte memorizuar suren me gjithë zemër dhe nuk e harroi asnjë varg të vetëm të saj. Pasi mbaroi me suren, babai im e përqafoi dhe i tha: “Sot do të martohesh me vajzën time, sepse ke përmbushur mehrin e saj dhe zotimin tënd ..”

Ai nuk ka paguar për mua një mehër financiar, dhe ne nuk blemë ari me vlera marramendëse. Ne u mjaftuam me fjalët e Allahut, si një betim, si një kontratë mes nesh. Dhe dilema ime e vetme është… Pyes veten se çfarë sure do ta zgjedhë vajza ime për mehrin e saj në të ardhmen?” /MESAZHI/

Exit mobile version