Ballina Sport Futboll Holanda fitore të vështirë ndaj Polonisë

Holanda fitore të vështirë ndaj Polonisë

Kombëtarja e Holandës ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Polonisë me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan polakët me anë të, Adam Buksa.

Por, holandezët barazuan shifrat pas 13 minutave me anë të sulmuesit të Liverpoolit, Cody Gakpo.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ishte sulmuesi Wout Weghorst që shënoi për t’ia dhënë tri pikë të mëdha Holandës

Kujtojmë që Holanda është në grup me Francën, Austrinë dhe Poloninë.

Exit mobile version