Arbër Hoxha ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Kroacisë.
Të shtunën, sulmuesi i krahut e realizoi golin e shtatë të edicionit.
Sulmuesi i Shqipërisë i ka edhe pesë asistime për kampionin e këtij sezoni në Kroaci.
Dinamo Zagrebi të shtunën fitoi 2:1 në udhëtim te Gorica, në xhiron e 33-të.
Hoxha realizoi në minutën e pestë për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të.
Dinamo Zagrebi i pari i ka 79 pikë.
