Ballina Sport Futboll Hoxha shënon për kampionin kroat

Hoxha shënon për kampionin kroat

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Kroacisë.

Të shtunën, sulmuesi i krahut e realizoi golin e shtatë të edicionit.

Sulmuesi i Shqipërisë i ka edhe pesë asistime për kampionin e këtij sezoni në Kroaci.

Dinamo Zagrebi të shtunën fitoi 2:1 në udhëtim te Gorica, në xhiron e 33-të.

Hoxha realizoi në minutën e pestë për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të.

Dinamo Zagrebi i pari i ka 79 pikë.