Ballina Sport Futboll Huliganët sulmojnë lojtarët pas ndeshjes

Huliganët sulmojnë lojtarët pas ndeshjes

Huliganët kanë sulmuar lojtarët në kategorinë e dytë holandeze.

Go Ahead Eagles janë shpartalluar 4-0 nga De Graafshap, rivalët e tyre, me tre gola që u shënuan në pjesën e dytë brenda 16 minutave.

Dhe një grup i tifozëve vendas nuk duroi dot më turpërimin dhe zbriti në fushë duke sulmuar lojtarët.

Stafi i sigurimit nuk ishte në gjendje të bënte shumë punë dhe situata doli jashtë kontrollit.

Edhe në shkallët e stadiumit plasi një sherr mes dy tifozerive kundërshtare.

Exit mobile version