Ballina Sport I riu nga Drenasi, Niazi Istogu, përfundon me sukses ultramaratonën Monte Rosa...

I riu nga Drenasi, Niazi Istogu, përfundon me sukses ultramaratonën Monte Rosa 120 km

Niazi Istogu

I riu nga Drenasi, Niazi Istogu, ka përfunduar me sukses një nga garat më sfiduese të ultramaratonës, Monte Rosa 120 km, duke përshkuar 120 kilometra me 8,400 metra ngjitje për 23 orë e 10 minuta.
Pavarësisht vështirësive të mëdha gjatë pjesës së parë të garës, ku u përball me ngërçe dhe probleme me ushqimin, Istogu nuk u dorëzua dhe arriti ta kalojë vijën e finishit. Ai u shpreh krenar që, mes mbi 80 nacionaliteteve pjesëmarrëse, pati mundësinë ta valëviste flamurin e Kosovës, ndërsa falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. /drenicasot

Exit mobile version