IKSHPK: Mbi 4 mijë persona po mbikëqyren si kontakte të rasteve të konfirmuara me koronavirus

33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 283.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, mbrëmë bëri të ditur se 20 raste të konfirmuara vijnë nga Prishtina, teksa kontaktet e personave të konfirmuar me COVID-19 janë në mbikëqyrje të plotë.

Sipas asaj që ka njoftuar IKSHPK-ja, janë 4 mijë e 273 persona që po mbikqyren si kontakte të rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Exit mobile version