Ballina Artikuj Instituti për Teknologji të Masatchusetts-it (MIT) edhe në gjuhën shqipe publikoi dorëshkrimin...

Instituti për Teknologji të Masatchusetts-it (MIT) edhe në gjuhën shqipe publikoi dorëshkrimin “Koalicioni për Palestinën”

Instituti i Teknologjisë i Massachusetts-it (MIT) kontribuon në gjenocidin e Gazës dhe kolonializmin e kolonëve apo ardhacakëve sionistë në Palestinë në të paktën dy mënyra të ndryshme. Së pari, laboratorët e MIT në kampus bëjnë kërkime mbi armët dhe mbikëqyrjen të sponsorizuara drejtpërdrejt nga ushtria izraelite. Të paktën që nga viti 2015, laboratorët e MIT kanë marrë miliona dollarë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes për projekte për zhvillimin e algoritmeve që ndihmojnë mizëri të dronëve për t’i ndjekur më mirë objektivat që u shpëtojnë: për të përmirësuar teknologjinë e mbikëqyrjes nënujore, dhe mbështesin avionët ushtarakë që të shmangin raketat. Dy nga këto sponsorizime u rinovuan që nga 7 tetori 2023, ndërsa një u bë për rinovim në dhjetor 2024. Së dyti, MIT mban bashkëpunime institucionale përmes programeve ILP, LGO, CSAIL dhe MIT Energy Initiative me kompani që i shesin sasi të mëdha armësh Izraelit. Këto përfshijnë: Elbit Systems, kontraktuesi më i madh ushtarak i Izraelit, si dhe Maersk, Lockheed Martin dhe Caterpillar. Këto bashkëpunime u japin atyre që përfitojnë nga gjenocidi qasje të privilegjuar në talentin dhe ekspertizën e MIT.

Lidhjet e MIT me gjenocidin e palestinezëve janë imorale, të paligjshme dhe jopopullore në mesin e komunitetit të MIT. Sponsorizimet thyejnë rregullat e MIT-it për angazhimet e huaja, etikën shkencore, mosdiskriminimin, shëndetin, sigurinë dhe mjedisin, si dhe ligjin federal dhe ndërkombëtar. Duke nxitur gjenocidin, MIT u dërgon një mesazh palestinezëve në MIT se nuk e vlerëson jetën e tyre njerëzore. MIT ka fuqinë për t’i dhënë fund lidhjeve të veta në mënyrë të njëanshme, ashtu siç kanë shkollat e tjera në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Për shembull, që nga viti 2020 MIT ka ndërmarrë veprime kundër lidhjeve kërkimore dhe partneritetit korporativ mbi shqetësimet politike dhe të të drejtave të njeriut në Sinkiang, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Me pjesëmarrjen më të lartë që mbahet në mend, trupi studentor ratifikoi dy referendume në të gjithë kampusin në vitin 2024 për t’i dhënë fund lidhjeve të MIT me krimet izraelite kundër njerëzimit: një votë 63.7 për qind pro në Shoqatën e Studentëve të MIT dhe një votë 70.5 për qind në Unionin e Studentëve të Diplomuar — me mbështetje të gjerë nga trupi pedagogjik dhe stafi. Kjo u pasua në dhjetor të vitit 2024 nga një rezolutë në Këshillin e Studentëve të Diplomuar për t’i dhënë fund të gjitha sponsorizimeve kërkimore nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Instituti i Teknologjisë i Massachusetts-it (MIT) kontribuon në gjenocidin e Gazës dhe kolonializmin e kolonëve apo ardhacakëve sionistë në Palestinë në të paktën dy mënyra të ndryshme. Së pari, laboratorët e MIT në kampus bëjnë kërkime mbi armët dhe mbikëqyrjen të sponsorizuara drejtpërdrejt nga ushtria izraelite. Të paktën që nga viti 2015, laboratorët e MIT kanë marrë miliona dollarë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes për projekte për zhvillimin e algoritmeve që ndihmojnë mizëri të dronëve për t’i ndjekur më mirë objektivat që u shpëtojnë; për të përmirësuar teknologjinë e mbikëqyrjes nënujore; dhe mbështesin avionët ushtarakë që të shmangin raketat. Dy nga këto sponsorizime u rinovuan që nga 7 tetori 2023, ndërsa një u bë për rinovim në dhjetor 2024. Së dyti, MIT mban bashkëpunime institucionale përmes programeve ILP, LGO, CSAIL dhe MIT Energy Initiative me kompani që i shesin sasi të mëdha armësh Izraelit. Këto përfshijnë: Elbit Systems, kontraktuesi më i madh ushtarak i Izraelit, si dhe Maersk, Lockheed Martin dhe Caterpillar. Këto bashkëpunime u japin atyre që përfitojnë nga gjenocidi qasje të privilegjuar në talentin dhe ekspertizën e MIT.

Rreth Koalicionit për Palestinën të MIT

MIT Coalition for Palestine (Koalicioni për Palestinën i Institutit për Teknologji të Masatchusetts-it) është një lëvizje shkencëtarësh të MIT që i kundërvihen kolonializmit, pushtimit dhe aparteidit në Palestinë dhe jo vetëm. Ne udhëhiqemi nga katër parime të unitetit:

1) Ne jemi të zotuar për çlirimin e Palestinës.
2) Ne mbështesim të drejtën e
popullit të shtypur dhe të pushtuar për t’i bërë qëndresë shtypjes së tyre.
3) Ne luftojmë për çlirimin e Palestinës brenda luftës më të gjerë për çlirimin e të gjithë popujve të shtypur.
4) Ne mbrojmë të drejtën e çdo njeriu për të jetuar një jetë me dinjitet.

Në vegzën e mëposhtme mund ta gjeni dorëshkrimin “Koalicioni për Palestinën” të publikuar nga Instituti për Teknologji të Masatchusetts-it (MIT) në dhjetor të vitit 2024:

https://archive.org/details/mit-science-for-genocide-al

Exit mobile version