Ballina Sport Futboll Interi fiton Kupën e Italisë

Interi fiton Kupën e Italisë

Skuadra e Interit është fituese e Kupës së Italisë për sezonin 2022/2023.

Në ndeshjen finale e cila u zhvillua në ”Stadio Olimpico”, zikaltërit mposhtën Fiorentinën me rezultat 2-1.

Fiorentina e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar e para në epërsi qysh në minutën e 3-të me golin e Nicolas Gonzalez.

Interi arriti ta përmbyste rezultatn qysh në pjesën e parë, ku heroi i tyre ishte Lautaro Martinez, duke shënuar dy gola brenda tetë minutave (29′ dhe 37′).

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Interi arriti të fitonte Kupën e Italisë për herë të nëntë, duke u barazuar me Romën./

Exit mobile version