Skuadra e Interit ka shënuar fitore 4:1 ndaj Cremonese në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola, kurse në pjesën e dytë tri.
Në 45 minutëshin e parë, për ekipin e Chivus golat i shënuan: Lautaro Martinez dhe Bonny.
Kurse në pjesën e dytë, për vendasit golat i shënuan: Dimarco dhe Barella. Të vetmin për mysafirët e shënoi Bonazzoli.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 12 pikëve në pozitën e 4-të.
