Ballina Sport Futboll Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi është ekipi i parë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll. Të martën mbrëma, Interi fitoi 1:0 ndaj Atalantas në ndeshjen e parë çerekfinale.

Matteo Darmian vendosi sfidën. Ai shënoi gol të bukur në minutën e 57-të.

Berat Gjimshiti kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes tek Atalanta.

Kristijan Asllani luajti prej minutës së 72-të për Interin.

Fiorentina – Torino e Roma – Cremonese janë ndeshjet e së mërkurës mbrëma. Të enjten është çerekfinalja mes Juventusit dhe Lazios.

Më 4 e 5 prill janë ndeshjet gjysmëfinale. Interi takohet me fituesin e ndeshjes Juventus – Lazio.

Exit mobile version