Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani konfiskon një tanker të huaj të naftës në Gjirin Persik

Irani konfiskon një tanker të huaj të naftës në Gjirin Persik

Irani ka konfiskuar të shtunën një tanker të huaj të naftës në Gjirin Persik, duke pohuar se transportonte naftë të kontrabanduar, njofton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një kumtese, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se anija u konfiskua në afërsi të ishullit Farsi.

Në kumtesën e IRGC-së thuhet se tankeri transportonte 700.000 litra naftë të kontrabanduar dhe është dërguar në portin Bushehr.

Mbetet e paqartë kombësia e anijes së konfiskuar.

Muajin e kaluar, Irani konfiskoi një tanker me flamur britanik në Ngushticën strategjike të Hormuzit, në një veprim hakmarrës për konfiskimin e një anijeje iraniane në territorin britanik të Gjibraltarit.

Exit mobile version