Ballina Sport Boterori 2026 Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Përfaqësuesja e Iranit la një mesazh në zhveshtoren e stadiumit “SoFi”, duke falënderuar Los Angelesin për mikëpritjen gjatë Kupës së Botës. Iranianët kanë shkruar në letër se po largohen me dinjitet pas barazimit 0:0 me Belgjikën, të dielën mbrëma.

Me këtë barazim, Irani mbajti gjallë shpresat për avancim në fazën nokaut.

Los Angelesi organizoi dy ndeshjet e deritashme të Iranit. Ekipi iranian u kthye në bazën në Tijuana në Meksikë mes dy ndeshjeve. Për shkak të kufizimeve që ia ka vënë SHBA-ja, Irani është vendosur në Meksikës për Botëror. Një pjesë e stafit të kësaj përfaqësuese nuk është pajisur me viza hyrëse në SHBA.

“Nga Persia e lashtë mijëra vjet, deri tek Irani i civilizuar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur”, shkruan në letër. Letra është shkruar me dorë dhe është publikuar nga federata iraniane. “Faleminderit Los Angeles për mikëpritjen. Erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me nder dhe u larguam me dinjitet”.

Në letër falënderohen edhe mbështetësit iranianë që dhanë “zemrën, zërin dhe shpirtin” e tyre për ekipin gjatë dy ndeshjeve. Letra përfundon me një thirrje për paqe, respekt dhe miqësi midis të gjitha vendeve.

Trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, ka kritikuar vazhdimisht kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj ekipit. Ai ka thënë se ekipi iranian është përballur me sfida që asnjë ekip tjetër nuk është dashur t’i durojë.

Irani kishte barazuar 2:2 me Zelandën e Re në ndeshjen e parë në stadiumin në Los Angeles.

Ndeshjen e tretë në grup e luan ndaj Egjiptit në Seattle.

Irani lë letër falënderimi në zhveshtore

Exit mobile version