Irani ka dërguar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit në orët e fundit, por ushtria izraelite dhe sistemet mbrojtëse të vendit po punojnë për t’i neutralizuar ato, deklaroi zëdhënësja e ushtrisë izraelite Effie Defrin.
Irani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore “deri në njoftim të mëtejshëm” pas një sulmi të madh izraelit, deklaroi autoriteti i aviacionit civil të vendit.
Banorëve u është këshilluar të mos udhëtojnë në aeroporte dhe të monitorojnë median për përditësime. Operacionet në aeroportin kryesor të Teheranit tashmë janë pezulluar.
“Irani do të japë një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve të egra të armikut sionist, të kryera me ndihmën e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara. Ndëshkim i ashpër e pret Izraelin”, deklaroi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Abolfazl Shekarchi. /os
