Ballina Lajmet Kosovë Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

Ish-deputeti dhe kandidati për Asamble Komunale nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve, Danush Ademi, është sulmuar gjatë ditës së zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes Ademit dhe një personi tjetër.

“Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar ankuesin – mashkull kosovar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Sulm” dhe po hetohet më tej.

Exit mobile version