Qenkan alarmuar albanofobët shqiptarë në Kosovë dhe paskan ngritur zërin kundër ndryshimit të orarit të mësimit gjatë muajit të Ramazanit.
Dhe ata, jo se nuk e dinë, por të verbuar nga anti-islamizmi, e heshtin të vërtetën se edhe shteti laik e ka për obligim të kontribuojë në të mirën e qytetarëve të vet besimtarë.
Andaj, edhe në shtetet laike ka faltore, ka klerikë dhe ka besimtarë të feve të ndryshme, pra, edhe shtetet laike ndërmarrin masa për t’ua lehtësuar qytetarëve të vet praktikimin e fesë.
Kuptohet, në shtetet laike ka edhe idiotë si këta anti-islamistët shqiptarë që i ka Kosova, të cilëve shteti duhet t’ua lehtësojë peshën e rëndë që bartin mbi supe – urrejtjen ndaj fesë islame.
Por, gjithashtu, Kosova duhet ta mbrojë shqiptarinë nga kjo e keqe që ka për qëllim prishjen e harmonisë ndërfetare mes shqiptarëve.
Nga Kim Mehmeti
