Italia ka pezulluar rinovimin automatik të marrëveshjes së saj të mbrojtjes me Izraelin, tha kryeministrja Giorgia Meloni, transmeton Anadolu.
“Në dritën e situatës aktuale, qeveria ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin”, raportoi agjencia e lajmeve ANSA duke cituar Melonin gjatë një bisede me gazetarët në qytetin verilindor të Veronës.
Ajo shtoi se përpjekjet ndërkombëtare duhet të vazhdojnë për të çuar përpara negociatat e paqes me qëllim stabilizimin e situatës në Iran dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Meloni gjithashtu bëri thirrje për kujdes në çështjen e gazit rus.
