Pas raportimeve se Izraeli ka goditur objektiva në Iran, ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër për ndalimin e aktiviteteve arsimore, tubimeve dhe punës në zyra, përveç bizneseve esenciale, duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit me orën lokale.
Në deklaratën zyrtare thuhet se do të ketë “një ndryshim të menjëhershëm në politikën e mbrojtjes së vendit”.
“Sipas ndryshimeve, u vendos që të gjitha rajonet e vendit të kalojnë nga niveli i plotë i aktivitetit në një nivel aktiviteti të domosdoshëm,” thuhet në deklaratë. /mesazhi