Izraeli ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin e shumë se dhjetëra organizatave humanitare, përfshirë organizatën ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij” (MSF), me arsyetimin se ato nuk kanë përmbushur rregullat e reja të vendosura për grupet e ndihmës që veprojnë në Rripin e Gazës.
Sipas autoriteteve izraelite, masat lidhen me procedura të reja administrative dhe sigurie që organizatat duhet të respektojnë për të vazhduar punën e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta.
Vendimi pritet të ndikojë ndjeshëm në ofrimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile në Gaza, e cila po përballet me mungesa të rënda ushqimi, ilaçesh dhe shërbimesh mjekësore pas më shumë se dy vitesh konflikti. /mesazhi
