Ballina Jeta Shëndetësi Ja çka duhet të hani gjatë verës që të mos keni fryrje...

Ja çka duhet të hani gjatë verës që të mos keni fryrje barku

Ok, vera është super për shumë gjëra – pushime, lëkura që merr ngjyrë, foto me lule në kokë, por jo edhe aq për ndjesinë e barkut të fryrë që të bën të mos duash të veshësh asgjë përveç një bluzeje të gjerë. Po pse ndodh kjo?

Shpesh, përzierjet që bëjmë me ushqime, temperaturat e larta dhe sasia e ujit që pimë (ose e sasisë që s’pimë) ndikojnë direkt në tretje. Për të shmangur këtë fryrjen e bezdisshme, mjafton t’i shtoni këto ushqime të thjeshta në ditën verore:

Shalqi – mbret i stinës dhe mik i mirë i barkut! Ka shumë ujë, ndihmon në pastrimin e organizmit dhe është i shijshëm si dreqi.

Domatet – jo vetëm për sallatë! Domatet janë të pasura me kalium, që ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në trup. Pra, më pak fryrje, më shumë rehati.

Jeshillëqe sa të duash – spinaqi, rukola, sallata jeshile etj., merr çfarë të duash dhe organizmi do të të falënderojë. Të lehta për tretje dhe plot fibra = bark i qetë.

Kivi – ky frut i vogël është super për tretje dhe s’ka nevojë për shumë reklamë. Një kivi në mëngjes dhe do ndihesh më mirë gjatë ditës.

Kastravecat – shumë ujë, shumë freski.

Frutat e pyllit – boronica, mjedra, manaferrat janë shumë të shijshme, me pak sheqer natyral dhe me fibra që ndihmojnë në tretje. Plus, duken bukur në çdo pjatë. Estetikë + shëndet.

Avokado – e pasur me yndyrna të mira dhe kalium, avokadoja përmirëson tretjen dhe ju mban të ngopur pa ju fryrë barkun.

Bonus: Pini ujë rregullisht (me masë), shmangni pijet me gaz dhe përpiquni të hani më ngadalë. Ndoshta tingëllon si këshillë nga mami, por funksionon!

Exit mobile version