Ballina Jeta Shëndetësi Ja sa hapa në ditë duhet të ecni për një shëndet më...

Ja sa hapa në ditë duhet të ecni për një shëndet më të mirë

Shumë prej nesh përdorin numërues hapash, por e dimë vërtet sa hapa duhet të bëjmë çdo ditë për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen fizike?

Për vite me radhë kemi dëgjuar se “shifra e artë” është 10.000 hapa në ditë, por për shumë persona me ritme të ngjeshura jete, ky synim është shpesh i paarritshëm, shkruan vizionplus.tv.

Megjithatë, një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore JAMA Network in Nutrition, Obesity, and Exercise, sugjeron një objektiv më realist dhe të arritshëm: vetëm 7.000 hapa në ditë mund të jenë të mjaftueshëm për të reduktuar rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe për të shtuar vitet e jetës në mënyrë të shëndetshme.

7.000 hapa = 50-70% më pak rrezik për vdekje të parakohshme

Hulumtimi, i realizuar nga Universiteti i Massachusetts, përfshiu 2.110 burra dhe gra me moshë mesatare rreth 45 vjeç, të cilët u ndoqën për më shumë se 13 vjet (2005-2018).

Deri në fund të studimit, 3% e pjesëmarrësve kishin ndërruar jetë. Studiuesit zbuluan se personat që bënin rreth 7.000 hapa në ditë, kishin një rrezik 50-70% më të ulët për vdekje të parakohshme krahasuar me ata që ishin më pak aktivë.

Interesante është se shpejtësia e hapave nuk kishte ndikim të madh – rëndësi kishte vetëm numri total i hapave të përditshëm.

Më shumë se 10.000 hapa? Pa përfitime shtesë

Ndryshe nga sa është besuar, bërja e mbi 10.000 hapave në ditë nuk rezultoi me përfitime shtesë për jetëgjatësinë.

Prandaj, për ata që ndodhen në moshën e mesme, më shumë ecje është më mirë, por nuk ka nevojë për tejkalime ekstreme, një qëllim prej 7.000 hapash është i mjaftueshëm për të ruajtur shëndetin dhe për të reduktuar ndjeshëm rreziqet e lidhura me jetesën sedentare.

Exit mobile version