Ballina Sport Futboll Ja sa pritet të dënohet Douglas Costa

Ja sa pritet të dënohet Douglas Costa

Duhej të ishte dita e Cristiano Ronaldos, autor i dy golave të parë në Seria A, por në fund të ndeshjes e “pushtoi skenën” Douglas Costa, për arsye tërësisht të qortueshme, që nuk kanë të bëjnë fare me pikëpamjet teknike.

Braziliani i Juventusit ishte protagonist i një pështyme të hedhur drejt fytyrës së Federico Di Francesco, pas një shtytjeje të lehtë dhe një dyluftimi ajror mes tyre. Gjyqtari nuk pa gjë, ndaj u desh VAR-i për të qartësuar situatën dhe dhënë kartonin e kuq për Douglas Costa.

Për këtë të fundit pritet një dënim i rëndësishëm: më së paku tri ndeshje pezullim, duke pasur parasysh se pështyma është e ngjashme me sjelljen e dhunshme në rregulloret e Seria A. Kjo do të thotë se braziliani do të humbasë transfertën e radhës me Frosinone dhe dy sfidat vijuese në shtëpi, kundër Bologna dhe Napoli.

Por, kziston edhe një hipotezë më serioze: të pezullohet pesë ndeshje. Nëse gjyqtari sportiv vendos ta konsiderojë këtë sjellje veçanërisht të rëndë e të dhunshme, ndëshkimi mund të rritet. Në këtë rast, Douglas Costa nuk do të luante edhe ndeshjet kundër Udinese (larg) dhe Genoa (në shtëpi).

Exit mobile version