Ballina Kuzhinë Jahni me pulë

Jahni me pulë

Përbërësit: 1 pulë e freskët 1 kg ose 4-5 kofsha pule, 3 qepë mesatare të grira hollë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 gjethe dafine (të thata ose të njoma), 2 domate të grira, 2 lugë gjelle salcë domate (sipas preferencës), 300 ml ujë, kripë, piper dhe uthull.

Përgatitja: Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri dhe më pas hedhim mishin. E kaurdisim derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët. Më pas shtojmë qepët e grira hollë derisa t’iu ulet volumi dhe të marrin një ngjyrë të verdhë të artë. Më pas shtojmë domatet e grira, salcën e domateve, kripën, një lugë uthull, piper dhe gjethet e dafinës dhe i vendosim të ziejnë të gjitha bashkë. Në momentin që masa nis të vlojë, ulni zjarrin duke lënë që gjella të gatuhet në zjarr të avashtë. Nëse doni që jahnia të jetë edhe më e lëngshme mund të shtoni sërish. Kjo varet nga preferenca Kjo pjatë serviret e ngrohtë dhe për t’i shtuar edhe më shumë shijen mund t’i hidhen edhe disa pika uthull sipër. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare

Exit mobile version