Ballina Sport Futboll Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Ardon Jashari po shihet si e ardhmja e mesfushës së Milanit, ekip që para fillimit të këtij sezoni e transferoi për 40 milionë euro nga Brugge.

Jashari nuk pati fat pasi u lëndua dhe u detyrua të qëndrojë jashtë fushës për disa muaj, përpara se të kthehet në fillim të këtij viti.

Deri më tani, Jashari ka 9 paraqitje për Milanin në të gjitha garat apo në total 385 minuta lojë, por këto shifra nuk janë aspak shqetësuese për ekipin italian.

Te Milani e vlerësojnë lart Jasharin, të cilin trajneri Massimiliano Allegri po e përgatit përkrah Luka Modriqit për sezonin e ardhshëm.

Kështu që, Jashari këtë sezon po rritet me përvojën e Modriqit, përpara se të jetë startues i padiskutueshëm në mesfushën e Milanit.

23-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2030 me ekipin nga Serie A e Italisë.

Exit mobile version