Studimi: Përmirëson sistemin kardiovaskular, atë mendor dhe redukton ndjeshëm obezitetin
Të banosh pranë detit zgjat jetën.
Kjo është tashmë e faktuar nga shkenca, por së fundmi shtohen edhe argumentë të tjerë. Në bazë të një studimi shkencor mbi rreth 70 mijë zona në SHBA, popullsitë e të cilave janë ndjekur për vite me radhë nga një ekip kërkimor i Universitetit të Ohios, jeta pranë pafundësisë së kripur blu përmirëson ndjeshëm sistemin dhe shëndetin kardiovaskular, atë mendor, dhe reduktim të ndjeshëm të obezitetit apo mbipeshës, duke rritur dhe pritshmërinë e jetëgjatësisë mesatare në 79 vjeç.
Efektet pozitive përkthehen edhe në ajrin që thithet në brigje, apo deri në një largësi deri në 50 km nga deti, por del në pah edhe një tjetër element. Jo çdo vijë uji, apo sipërfaqe blu, ndikon njësoj te shëndeti i njeriut, dhe në bazë të studimeve, benefitet nuk janë të njëjta me ata që jetojnë pranë lumenjve apo liqeneve.
Megjithatë në studimin e publikuar në Environmental Research, theksohet se e gjithë natyra sjell benefite për shëndetin, pamje që do duhej të jepej me recetë të detyruar mjekësore që njeriu të paktën 2 orë në javë duhet të jetë në kontakt të ngushtë me natyrën, qoftë det, pyll, mal.
