Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jordania: Mbrojtja ajrore rrëzoi 3 raketa nga Irani

Jordania: Mbrojtja ajrore rrëzoi 3 raketa nga Irani

Forcat e Armatosura të Jordanisë thanë sot se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore interceptuan dhe rrëzuan tre raketa balistike që hynë në hapësirën ajrore jordaneze nga territori iranian, raportoi agjencia jordaneze e lajmeve Petra, transmeton Anadolu.

Një burim ushtarak përgjegjës në Komandën e Përgjithshme të Forcave të Armatosura Jordaneze theksoi se raketat u interceptuan dhe u rrëzuan në mëngjes. Ushtria tha se incidenti nuk shkaktoi lëndime ose dëme materiale, shtoi Petra.

Ekipet e Korpusit Mbretëror të Inxhinierisë u morën me copëzat që ranë në disa lokacione sipas procedurave të miratuara teknike dhe të sigurisë, tha burimi, duke shtuar se vendet janë të siguruara dhe u morën masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe pronën.

Kjo vjen pasi ushtria iraniane tha se nisi një valë të shtatë sulmesh me dronë ndaj një baze ushtarake amerikane në Jordani, duke synuar pozicionet e avionëve luftarakë F-18, ndërtesat e akomodimit dhe një hangar të madh pajisjesh të përdorur nga forcat amerikane në bazën ajrore “Azraq”, njoftoi agjencisë iraniane e lajmeve Tasnim.

Më herët të martën, Forcat e Armatosura të Jordanisë thanë se interceptuan dhe rrëzuan katër raketa që hynë në hapësirën ajrore të mbretërisë nga Irani, pa u raportuar viktima.

Zhvillimet erdhën në mes të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, me forcat amerikane që godasin Iranin dhe Teheranin i cili përgjigjet me sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në të gjithë rajonin, pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani që synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të arrinte marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

Exit mobile version