Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev u përplasën pas matjeve para duelit të tyre në Wembley.
Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev humbën qetësinë një natë para ballafaqimit të tyre të vlefshëm për titullin e kategorisë së rëndë në boks, transmeton lajmi.net.
Kampioni i botës do të sfidohet nga Pulev të shtunën mbrëma në Wembley.
Edhe pse takimet e tyre të deritashme përfshirë konferencat para gazetarëve kanë kaluar me respekt maksimal dhe qetësi mes tyre, gjithçka ndryshoi sot gjatë matjeve.
Pulev dhe Joshua u përplasën verbalisht pas matjeve.