Joshua dhe Pulev përplasen gjatë matjeve para meçit në Wembley

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev u përplasën pas matjeve para duelit të tyre në Wembley.

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev humbën qetësinë një natë para ballafaqimit të tyre të vlefshëm për titullin e kategorisë së rëndë në boks, transmeton lajmi.net.

Kampioni i botës do të sfidohet nga Pulev të shtunën mbrëma në Wembley.

Edhe pse takimet e tyre të deritashme përfshirë konferencat para gazetarëve kanë kaluar me respekt maksimal dhe qetësi mes tyre, gjithçka ndryshoi sot gjatë matjeve.

Pulev dhe Joshua u përplasën verbalisht pas matjeve.