Ju keni fjalorët tuaj voluminozë, kurse unë kam fjalorin tim të pabotuar, por të ruajtur në kujtesën time dhe të shkruar me ndjenjë.
Në gjuhën tuaj, ju mund të deklaroni: E dimë, kemi dëgjuar dhe kemi vendosur
Unë, në gjuhën time deklaroj: Nuk di asgjë dhe nuk vendos asgjë, por ndjej diçka.
Në fjalorin tuaj mund të thoni: Një grua e bukur, e virtytshme, e ndershme, e mirë, apo kurvë.
Kurse unë, në fjalorin tim them: Çdo grua është nëna e një burri, motra e një burri dhe vajza e një burri.”
Gibran Khalil Gibran
Perktheu: Elmaz Fida