Në një nga vizitat e tij në Turqi, predikuesi britanik Jusuf Islam – këngëtari botëror i dikurshëm Cat Stevens – ishte i rrethuar nga kamera, dhe pyetje që binin nga çdo anë.
Dhe papritur… ju bë një pyetje që dukej e guximshme në dukje, por ishte shumë sipërfaqësore, madje provokuese!
Ti je një artist perëndimor, i ndriçuar, një njeri modern e i qytetëruar…
Si mund të pranosh, pas hyrjes në Islam, martesen me ma shumë se një grua ?!
Jusuf Islami nuk u zemërua, nuk u hutua
vetëm ngriti kokën me qetësinë dhe tha fjalë që i heshti të gjithë.
Pyetja e juaj i drejtohet një versioni të vjetër të vetes sime…kohës kur unë nuk isha ende mysliman.
A e dini se nuk e di sa gra kam njohur para Islamit?!
Ndoshta as nuk e di sa fëmijë kam prej atyre lidhjeve!
Pse nuk më bëre këtë pyetje atëherë?”
Sot jam mysliman. Kam vetëm një bashkëshorte, dhe as që kam ndërmend të martohem përsëri.
A është kjo ajo që ju frikëson?”
Apo nuk ju shqetëson bota e “qytetëruar” që mburret me lidhje kalimtare, me fëmijë që nuk e njohin babanë e tyre, e me baballarë që vdesin pa e ditur se kanë fëmijë?
Cila është më e shëndetshme për njerëzimin?
Martesa që ndërtohet mbi përgjegjësitë të rrepta, apo lidhje jashtëmartesore, pa moral, pa përgjegjësi me shumë pasoja të dhimbshme?
Nuk ishte vetëm një përgjigje…po një shuplakë civilizuese, një zgjim ndërgjegjeje,
një mesazh që kalon përtej kulturave dhe kohëve.
