Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron rikthimin e Zidane si trajner në Torino.
Zinedine Zidane mund të rikthehet në Serie A.
Në rast të largimit nga posti i trajnerit të Real Madridit, pas përfundimit të këtij sezoni, francezi ka ofertë për të marrë drejtimin e një ish skuadre nga karriera e tij si futbollist.
Mediat italiane raportojnë se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron rikthimin e Zidane si trajner në Torino, përcjell “lajmi.net”.
Nëse Massimiliano Allegri vendos të largohet në fund të këtij sezoni, Agnelli do ta tentojë angazhimin e Zidanes nga Real Madrid.