Ballina Sport Juventusi e nis mbar mbrojtjen e titullit

Juventusi e nis mbar mbrojtjen e titullit

Serie A ka nisur sot me ndeshjen ndërmjet Chievos dhe Juventusit.

Mbrojtjen e titullit “Zonja e Vjetër” e ka nisur mbarë, duke arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme përkundër që me vështirësi, transmeton Koha.net.

Khedira i dha epërsinë Juventusit në minutën e tretë.

Por vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli përmes Stepinskit që barazoi shifrat në minutën e 38.

E në pjesën e dytë Chievo përmbysi rezultatin kur nga penaltia shënoi Gieaccherini.

Një autogol nga Bani në minutën e 75 barazoi sërish shifrat, e në minutën e 90+3 Bernardeschi i siguroi fitoren Juventusit.

Në këtë takim debutoi në fanellën e Juves edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Exit mobile version