Ballina Sport Futboll Juventusi konfirmon interesimin për Ramsey

Juventusi konfirmon interesimin për Ramsey

Klubi italian ka nisur bisedimet me lojtarin uellsian.

Aaron Ramsey nuk ka vazhduar kontratën me Arsenalin dhe do të largohet nga Anglia.

Për reprezentuesin e Uellsit ka interesim të madh nga skuadra të ndryshme evropiane me në krye Juventusin.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ka konfirmuar që kampionët e Italisë janë duke e vëzhguar situatën e lojtarit, i cili deri më tani nuk ka dashur të vazhdojë me Topçinjtë.

“Ramsey është një lojtar shumë i mirë të cilin ne e pëlqejmë”, ka theksuar ai.

“Kontrata e tij do të skadojë dhe ne tashmë jemi të vetëdijshëm për situatën e Ramseyt”.

“E përsëris që Ramsey është një lojtar i Arsenalit dhe ne nuk jemi ekipi i vetëm që e kërkon atë”, ka theksuar ai.

Exit mobile version