Ballina Artikuj Ka gënjyer kush pretendon se Islami ka hyrë në zemra me shpatë…

Ka gënjyer kush pretendon se Islami ka hyrë në zemra me shpatë…

Dr. Mustafa Mahmud

“Bismilahi Rrahmani Rrahim

Nga Muhammedi i biri i Abdullahit për Iraklin, të madhin e Romakëve. Paqja qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin. Pastaj: Unë të thërras me thirrjen e Islamit, pranoje Islamin, që të jesh i sigurt, e Allahu të dhuron shpërblimin tënd dyfish. Nëse nuk pranon, atëherë ty të takon mëkati yt dhe mëkati i popullit tënd”.

Dhe, mahnitemi se, si Muhammedi i drejtohet Iraklit me këtë vendosmëri dhe ashpërsi… E ai është ai, me atë mbretëri e pushtet… por ajo është largpamësia e Profetit, e cila ka parë tek ky mbret i madh, një rrjetë më të dobët se sa rrjeta e merimangës. Ajo është madhështi pa vlerë dhe fuqi materiale pa shpirt, që ta mbrojë.

A nuk ra mbretëria e romakëve, pas kësaj me disa vite, përpara shpatës së Halid ibn Velidit në betejën e Jermukës, dhe ushtria prej milionë ushtarësh shkatërrohet për 24 orë, sikur ajo të ishte fije kashte në ajër.

Subhanallah… (I Lartmadhëruar je, o Allah)…

A është ai planifikim i Ebrehes, apo zgjuarsi e Geuvarës!?

Apo, ne jemi përpara profecisë, ballë për ballë, ku fuqitë e fshehta punojnë me fuqitë njerëzore dhe ku shpirti i madh i thurur në Medine ndriçon zemrat e këtyre trupave, e i shtyn ata përpara si furtunë dhe i dërgon në Kajravan, në Andaluzi dhe brigjeve të Atlantikut në perëndim, brigjeve persiane në lindje dhe në ngushticën e Dardanelit në veri, e deri në Liezen.

Duke mos mbartur me vete mesazhin e shkatërrimit, ashtu siç kanë bërë pushtuesit mogolë e tatarë, por ata mbartnin Kur’an, qytetërim, dritë, dashuri dhe mirësi për të gjithë.

Ka gënjyer kush pretendon se Islami ka hyrë në zemra me shpatë… e çfarë bënë shpatat e italianëve dhe bombat e avionëve të tyre në Libi?

Ato nuk arritën të nxjerrin asnjë mysliman të vetëm nga feja e tij. Dhe, as bombat e francezëve, avionët dhe ushtarët e tyre nuk arritën të fusin fe tjetër në Tunizi, Marok, apo Algjeri. Akoma arabizmi dhe Islami është atje, në çdo vend, aty ku e la Ukbetu ibn Nafi’, që më shumë se një mijë vjet.

___________________

Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Muhammed (a.s)”

Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version