Ballina Sport Futboll Kampioni dhuron spektakël, West Ham në telashe

Kampioni dhuron spektakël, West Ham në telashe

Manchester City nuk është përmbajtur në udhëtim te West Ham United, skuadër të cilën e mposhti 1:4 në stadiumin ‘Olimpik’ në kuadër të xhiros së 36-të.

Kjo është fitorja e 30 për Cityn këtë sezon, që ka arritur të shënoi 102 gola.

Sane, Zabaleta me autogol, Jesus dhe Fernandinho shënuan për fitoren e Cityt.

Golin e vetëm për West Hamin që seriozisht rrezikohet për rënie nga Premierliga e shënoi Cresswell.

Xhiron tjetër City pret Swansean, ndërsa West Ham luan në udhëtim te Leicester City.

Exit mobile version