Ballina Lajmet Kosovë Kandidatët më të votuar nga diaspora në komunat më të mëdha në...

Kandidatët më të votuar nga diaspora në komunat më të mëdha në Kosovë

Të hënën në mesnatë ka përfunduar numri i votave me postë për zgjedhjet lokale.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Prishtinë i pari ka dalë kandidati i LVV-së, Harulla Çeku me 55.38%, apo 571 vota.

I dytë është Përparim Rama nga LDK me 26.67% , apo 275 vota.

Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka marrë 48.55%, apo 604 vota, kurse Taulant Kelmendi i LVV-së 26.37%, apo 328 vota.

Në Podujevë, i pari është Shpejtim Bulliqi nga LVV me 61.28% , apo 557 vota, kurse i dyti Ekrem Hyseni i LDK-së 31.24% , apo 284 vota.

Në Prizren, Artan Abrashi i LVV-së ka 33.30%, apo 594 vota, kurse i dyti është Shaqir Totaj i PDK-së me 31.73% , apo 566 vota.

Në Ferizaj, Enver Haliti i LVV-së është i pari me 39.13%, apo 349 vota, kurse i dyti është Agim Aliu nga PDK me 37.78%, apo 337 vota.

Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 55.92%, apo 392 vota, kurse Arian Tahiri i PDK-së 33.67%, apo 236 vota

Kandidati LVV-së për Fushë – Kosovën, Valon Prebeza ka marrë 48.86%, apo 150 vota, kurse Besnik Osmani i LDK-së 37.46%, apo 115 vota.

Në Gjilan, Alban Hyseni i LVV-së ka 51.76%, apo 707 vota, kurse Arbër Ismajli i LDK-së 36.53%, apo 499 vota.

Ardian Gjini i AAK-së ka 43.82%, apo 992 vota, ndërsa Anton shala nga Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka 20.80%, apo 471 vota.

Exit mobile version