Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kandidati i djathtë Kast fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

Kandidati i djathtë Kast fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

Jose Antonio Kast shows his ballot during the presidential runoff election in Santiago, Chile, Sunday, Dec. 14, 2025. / AP

Kandidati i së djathtës, Jose Antonio Kast, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kili, duke shënuar fitoren më të theksuar të krahut të djathtë në vend në 35 vitet e fundit të demokracisë.

Sipas rezultateve zyrtare, me rreth 80 për qind të votave të numëruara, Kast kishte marrë 58 për qind të votave, duke krijuar një epërsi të pakapërcyeshme ndaj rivales së tij, Jeannette Jara, anëtare e Partisë Komuniste dhe udhëheqëse e një koalicioni të gjerë të majtë.

Pas publikimit të rezultateve të para, Jara pranoi humbjen dhe deklaroi se votuesit kishin folur “qartë dhe pa mëdyshje”.

Në Santiago, mbështetësit e Kast festuan fitoren me flamuj dhe boritë e makinave. Kast, 59 vjeç dhe baba i nëntë fëmijëve, fitoi presidencën në përpjekjen e tij të tretë, pas një fushate të fokusuar në ashpërsimin e politikave të emigracionit, luftën kundër krimit të dhunshëm dhe ringjalljen e ekonomisë.

Fitorja e tij vjen në një moment të vështirë për Kilin, i cili vitet e fundit është përballur me pasojat e pandemisë së COVID-19, protesta sociale dhe rritje të krimit të organizuar, si dhe pas disa fitoreve të së djathtës në vende të tjera të Amerikës Latine. /mesazhi

Exit mobile version