Ballina Lajmet Kosovë Kaq vota ka marrë kandidati shqiptar në Graçanicë deri më tani

Kaq vota ka marrë kandidati shqiptar në Graçanicë deri më tani

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , Lista Serbe në Graçanicë prin me një përqindje prej 68.56% të votave.

Ndërkohë, Aleanca Shqiptare me kandidatin e saj, Leutrim Ajeti, ka arritur të sigurojë 18.81% të votave, duke u pozicionuar e dyta në garë.

Këto rezultate janë aktuale dhe bazohen në votat e publikuara deri tani nga KQZ-ja, ndërsa procesi i numërimit vazhdon dhe pritet që rezultatet të përditësohen në vazhdim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe pa parregullsi të raportuara deri më tani.

Exit mobile version