Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje 27 vjeçare për gazin LNG

Katari dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje 27 vjeçare për gazin LNG

Katari dhe Kina nënshkruan marrëveshje 27 vjeçare për gazin e lëngshëm natyror (LNG), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve QNA të Katarit, mes “Qatar Energy” në pronësi të Katarit dhe kompanisë kineze petrokimike (SINOPEC) u nënshkrua marrëveshje afatgjate e shit-blerjes.

“Qatar Energy” do të sigurojë për SINOPEC 4 milionë tonë LNG në vit gjatë 27 viteve.

Ekspertët theksojnë se marrëveshja është një “nga marrëveshjet më afatgjata” në sektorin e LNG-së.

Katari është në mesin e vendeve më të mëdha eksportuese të LNG-së në botë dhe siguron për Kinën LNG që nga viti 2009.

Exit mobile version