Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katër anëtarë të një familjeje palestineze vriten nga zjarri izraelit në Tamun

Katër anëtarë të një familjeje palestineze vriten nga zjarri izraelit në Tamun

Katër anëtarë të një familjeje palestineze u vranë në orët e para të së dielës në fshatin Tamun, në jug të Tubas, pasi forcat izraelite qëlluan drejt një automjeti.

Sipas burimeve lokale, viktimat janë Ali Khaled Sayel Bani Odeh (37), bashkëshortja e tij Waad Othman Aql Bani Odeh (35) dhe dy fëmijët e tyre, Mohammed (5) dhe Othman (7). Dy fëmijët e tjerë të familjes, Mustafa (8) dhe Khaled (11), u plagosën lehtë nga copëza plumbash në kokë dhe fytyrë.

Shoqata e Gjysëmhënës së Kuqe Palestineze tha se forcat izraelite fillimisht penguan ekipet e saj të merrnin të plagosurit nga automjeti dhe i detyruan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë ekipet e saj morën trupat e katër viktimave dhe dy fëmijët e plagosur.

Ndërkohë, gjatë bastisjeve në fshat, forcat izraelite arrestuan Mahmoud Hassan Bani Odeh dhe djalin e tij Hasan (19), si dhe një tjetër të mitur, Yaman Hossam Bani Odeh (15). /mesazhi

Exit mobile version