Ballina Lajmet Rajon dhe Botë KE ofron ndihmën financiare prej 500 milionë eurosh për Ukrainën

KE ofron ndihmën financiare prej 500 milionë eurosh për Ukrainën

Komisioni Evropian disbursoi sot 500 milionë euro të tjera (532 milionë dollarë) për Ukrainën, si pjesë e paketës së ndihmës.

Pagesa e fundit e çon shumën totale të kredive të vëna në dispozicion për Ukrainën nga BE që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, në 7.2 miliardë euro.

Kreditë synojnë të ndihmojnë Ukrainën e shkatërruar nga lufta me shpenzime publike si pagesa e pensioneve dhe menaxhimin e spitaleve.

“Që nga shkurti, BE-ja ka ndihmuar Ukrainën me ndihma financiare, buxhetore dhe humanitare me vlerë 19.7 miliardë euro”, tha komisioni.

Për vitin 2023, komisioni ka planifikuar të mbështesë Ukrainën me 18 miliardë euro. /atsh

Exit mobile version